A e kanë votuesit e rinj shansin që të realizojnë interesat e tyre politikisht?
Edhe nëse me shumë dëshirë do të doja të thoja “po”, përgjigja më e ndershme është “jo”. Në Gjermani vendos pjesa më e moshuar e popullsisë për të ardhmen e vendit, si edhe në zgjedhjet e së dielës. Supremacia e tyre demografike është shtypëse: Sipas statistikës zyrtare në Gjermani, 57 për qind e atyre më të drejtë vote janë më të mëdhenj se 50 vjeç; votuesit nën 30 vjeç përbëjnë vetëm 14,4 për qind të elektoratit.
Jo vetëm votuesit kanë një lloj moshe, por edhe politikanët nuk janë të rinj. Në Bundestagun aktual vetëm tre nga 709 deputetë janë nën 30 vjeç. Mund ta rrotullosh e kthesh si të duash: në Gjermani interesat e votuesve të rinj nuk kanë shans pa mbështetjen e të vjetërve. Kjo reflektohet edhe në debatin që ka më shumë rëndësi për të rinjtë: mbrojtjen e klimës. Sipas sondazheve, mbështetja e brezit të vjetër për këtë temë nuk është njësoj. Sipas sondazhit të trendit të Gjermanisë (DeutschlandTrend) një shumicë e gjermanëve, 81 për qind, shprehen se është shumë e nevojshme të veprohet për mbrojtjen e klimës, kurse në një sondazh përfaqësues me porosi të shoqatës së mbrojtjes së natyrës, NABU (nga korriku deri në gusht), vetëm 30 për qind e personave mbi moshën 50 vjeç në vendimin e tyre për partinë që do të votojnë marrin parasysh edhe “interesat e brezit të ri për mbrojtjen e klimës dhe natyrës.”
Tek këto zgjedhje politikani më në moshë nga të gjithë kandidatët për kancelar, do të ketë ndoshta shansin për të vendosur piketat e reja për ndryshime. Olaf Scholz, ministër aktual Financash dhe socialdemokrat i lindur në vitin 1968, do që të krijojë me Të Gjelbrit një koalicion dhe të çojë përpara ndryshimin e klimës.
Pushteti i burrave në moshë është një faktor që e lidh Gjermaninë me shumë vende. Në ShBA, në Shtëpinë e Bardhë hyri Joe Biden (78 vjeç). Në Brazil, në vitin e ardhshëm do të kandidojnë dy burra të moshuar në zgjedhjet presidenciale – Jair Bolsonaro (66 vjeç) dhe ish-presidenti, Luiz Inacio Lula da Silva (75 vjeç).
Edhe nëse të gjitha partitë duan të bëjnë për vete votuesit e rinj, nga ana programore ato tregojnë kujdes që të mos trembin votuesit e moshuar. Kandidati për kancelar, Olaf Scholz, madje në një nga daljet e tij elektorale shkoi aq larg saqë imitoi edhe rombin e famshëm të Merkelit, mënyra si mban duart për të aluduar me këtë vazhdimësi.
Zhvillimi demografik i imponon demokracisë rregullat e saj. Edhe në formësimin politik brezi i vjetër ka ndikim të madh tek të rinjtë. Teorikisht, me votën e tyre ata mund të mbështesnin edhe vendimin e votimit të nipërve dhe mbesave dhe me këtë t’i vinin kufi supremacisë së tyre demografike. Në praktikë kjo mbetet një iluzion. Por, rreziku që nevoja për stabilitet mund të kthehet në stanjacion nuk është iluzion. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania