Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 26-të në fundjavë.
Në program janë pesë ndeshje për tu zhvilluar këtë fundjavë, ku dy luhen ditën e shtunë dhe tre të tjera të dielën.
Malisheva do të jetë nikoqir i liderit Dritës dhe kjo ndeshje gjykohet nga Dardan Çaka, derisa të shtunën në fushë zbresin edhe Drenica e Prishtina me Mervan Bejtullahun që do ta ndajë drejtësinë.
Kryedeshja e javës zhvillohet në Gjilan mes Gjilanit dhe Llapit, ndërsa ky duel gjykohet nga Genc Nuza.
Gramos Shala do të ndajë drejtësinë në sfidën Ferizaj – Ballkani, derisa në Mitrovicë ku luajnë Trepça ’89 dhe Ballkani drejtësinë e ndan Burim Jahmurataj.
Të gjitha duelet e xhiros së 26-të në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00./Telegrafi/