Manchester United mund të thuhet se është dashur t'i falet De Geas pas paraqitjes së tij në barazimin pa gola ndaj Sevillas.

De Gea u shpreh vet i kënaqur me intervenimet e tij dhe barazimin që ekipi i tij arriti të nxjerrë.


Kujtojmë se portieri spanjoll bëri një prej intervenimeve më spektakolare këtë sezon kur mrekullisht ndali gjuajtjen e Muriel.

"Ishte në minutën e fundit të pjesës së parë dhe kështu ishte një moment i rëndësishëm i ndeshjes".

"Unë e bëra intervenimin, jam i kënaqur për këtë".

"Mendoj se ata i patën rastet më të mira. Ne u mbrojtëm mirë, por ata kontrolluan topin mirë, por rezultati është i hapur dhe ne duhet të luajmë mirë në ndeshjen kthyese në Old Trafford", u shpreh De Gea.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas dy javësh në Old Trafford. /Telegrafi/

telegrafi sport app