Site icon Telegrafi

De Bruyne vihet në siklet nga një pyetje – detyrohet të zgjedhë mes Ligës së Kampionëve dhe Ligës Premier

Kevin De Bruyne është pyetur për të zgjedhur mes titullit të Ligës Premier ose të Ligës së Kampionëve. Pasditën e së shtunës, Manchester City përmbysi avantazhin e Crystal Palace për të fituar në fund me rezultat 4-2.

Pas ndeshjes, De Bruyne u pyet nëse ai do të donte të fitonte Ligën Premier apo Ligën e Kampionëve gjatë intervistës së tij për TNT Sports.

“Ndoshta Ligën e Kampionëve. Është e vështirë të them njërën. Do t’i merrja të dyja”, ka thënë fillimisht De Bruyne.

Ish-legjenda e Man Utd, Rio Ferdinand, kishte ndërhyrë më pas duke bërë shaka se De Bruyne ‘është mërzitur’ duke fituar Ligën Premier.

“Jo, jo. Nuk jam i mërzitur. Nëse do të ishim të mërzitur nuk do të luanim si sot. Do të shohim”, është shprehur belgu.

Lexo po ashtu “Çfarë po bën Arsenali këtu?”- Guardiola tallet keq me rivalin për titull pas fitores ndaj Crystal Palace

Pas ndeshjes, Pep Guardiola pati fjalët më të mira për paraqitjen e De Bruynes, duke theksuar se pa të fitorja do të ishte e pamundur.

“Pa të ne nuk do të ishim në gjendje ta fitonim këtë ndeshje. Ju flisni për trajnerët, por lojtarët si Kevin e bëjnë këtë ndeshje më të lehtë”.

“Ai ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të Cityt. Të mbash këtë nivel të lojës për nëntë vite dhe të kesh këtë qëndrueshmëri, është me të vërtetë e mrekullueshme”, ka thënë Guardiola./Telegrafi/

Exit mobile version