LAJMI I FUNDIT:

De Biasi: Jepni gjithçka në fushë, të shënojmë dhe të mos pësojmë

De Biasi: Jepni gjithçka në fushë, të shënojmë dhe të mos pësojmë

Gianni de Biasi ka folur në konferencë për shtyp duke thënë se ua ka bërë të ditur lojtarëve se duhet të japin gjithçka në fushë ndaj Rumanisë, nëse duan që të arrijnë diçka historike.

Shqipëria do të luajë ndeshjen vendimtare nësër (e diel) kundër rumunëve që është sfida e fundit në Grupin A në ‘Euro 2016’.

“U kam thënë lojtarëve se nëse duan të bëjnë diçka historike, duhet të japin gjithçka në fushë. Rumania është një rival i fortë, por ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe shpresojmë të fitojmë”, ka deklaruar trajneri.


Në fjalën e tij, tekniku i kuqezinjve ka bërë të ditur edhe planet e tij për përballjen me rumunët.

“Jam përpjekur të mësoj tek ato që kanë qenë pikat tona më të forta. Djemve u thash, nëse duhet të kemi një histori në këtë kampionat, atëherë duhet të bëjmë gjithçka për të pasur edhe një mbrojtje të mirë, pasi ata kanë lojtarë shumë të mirë anash. Ne duhet të fitojmë”, ka thënë De Biasi.

Ai ka shprehur bindjen e tij se, pavarësisht humbjeve, lojtarët kanë bërë një performancë të mirë, duke pasur parasysh se kanë pasur përballë skuadra me më shumë eksperiencë.

“Luajtëm një orë ndaj Zvicrës dhe patëm tri raste për gol. Besoj se djemtë kanë nderuar skuadrën, fanellën. Kundër Francës mendoj se 50 sekonda para fundit kishim vënë në vështirësi një skuadër me eksperiencë më të madhe se ne. Për fat të keq nuk arritëm të shënonim gol dhe pësuam”, ka vijuar De Biasi. Më pas ai u është përgjigjur edhe pyetjeve të mediave.

I pyetur nga Top Channel se çfarë mund të bëjë kombëtarja të nxjerr rezultat pozitiv kundër Rumanisë, De Biasi ka thënë se “të bëjmë një gol dhe të mos pësojmë një tjetër. Kjo na ka munguar edhe në ndeshjet e mëparshme. Kur rezultati nuk është pozitiv, performanca del nën hije. Por mendoj se performanca ka qenë e mirë”.

De Biasi ka folur edhe për rikthimin e Canës, për të cilin ka thënë se është një lojtar shumë i rëndësishëm i skaudrës.

“Cana është një lojtar i rëndësishëm në ekip, edhe për eksperiencën e tij. Besoj se ai do të jetë i rëndësishëm edhe nesër, por do të shqyrtojmë gjithçka në fund të ndeshjes”, është shprehur ai.

Ndërsa për kundërshtarin e nesërm, Rumaninë ai ka thënë se të dyja skuadrat duan kualifikimin, dhe ka shtuar se të dy skuadrat kanë mentalitet të ngjashëm.

“Mendoj se nëse kemi dëshirën për të ecur në këtë kampionat, Rumania duhet të ketë më shumë sepse ka edhe një pikë. Është skuadër me lojtarë të mirë, që luajnë në mënyrë kompakte dhe që na ngjan për nga mentaliteti”, ka thënë italiani.

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Premier League
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori