Përveç Lorik Canës, para mediave në Lens foli edhe trajneri Gianni De Biasi.
Trajneri italian ka thënë se ndihet krenar me futbollistët shqiptarë dhe se rezultati me Zvicrën nuk nuk do të vendos rrjedhën e evropianit për Shqipërinë
Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, në konferencën për media para ndeshjes me Zvicrën, ka thënë se Kombëtarja shqiptare është gati për të debutuar në Kampionatin Evropian.
Kjo është intervista e plotë e De Biasit para ndeshjes me Zvicrën:
“Jam shumë krenar që kam një grup lojtarësh që na dhuroi finalet e Europianit, pas një grupi kualifikues ku edhe më optimisti mendonte për vendin e katërt. Por, nuk u dorëzuam asnjëherë, besuam shumë edhe sepse fituam ndeshjen e parë në Portugali, kundër ekipit lider në grup dhe kjo na dha besim. Në këto 4 vjet e gjysmë ekipi është rritur në mënyrë konstante edhe falë afrimeve të lojtarëve të rinj që luajnë në Gjermani, Itali”.
“Presion nuk kam. Kam pritshmëri të mëdha. Shpresoj që në këtë turne djemtë do të japin më të mirën dhe mos të kënaqen. E dimë vlerën e kundërshtarëve, por ndeshjet nisin nga rezultati 0-0, duhet ti luajmë me përqendrimin e duhur dhe me bindje”. “Besoj që është thelbësore që kundërshtarin ta njohësh. Ai të jep mundësi ti kuptosh strategjitë, për të gjetur mënyrën që ta përballosh dhe të shfrytëzosh edhe defektet më të vogla gjatë ndeshjes”.
“Besoj që është thelbësore ta njohësh kundërshrtarin edhe pse ndonjëherë kjo nuk mjafton. Më tepër të ndihmon njohja e limiteve të skuadrës tonë, të jemi të mirëorganizuar dhe të bëjmë atë që dimë. Besoj se ndeshja me Zvicrën nuk është vendimtare. Është sfida e parë dhe do të ishte mirë për ne, për lojtarët që ta nisnim mbarë. E rëndësishme është që të lexoj sinjalet që do të më japë skuadra, për ti kuptuar në mënyrën e duhur”.
“Taulanti është në formë shumë të mirë fizike dhe psikologjike, ashtu si edhe pjesa tjetër e ekipit. Jemi gati për të debutuar dhe duam ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shaqiri? Është një lojtar me shumë kualitet dhe që në çdo moment mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Do të jetë një ndër lojtarët nga të cilët do të kemi shumë kujdes gjatë ndeshjes”, shkruan SuperSport.
“Nuk është një derbi sepse jemi larg nga pikëpamja gjeografike. Pika e vetme e përbashkët është që shumë emigrantë të luftës u pritën nga Zvicra, që i dha mundësi sociale dhe që të ndërtonin një jetë. Por mentaliteti është krejt i ndryshëm. Zviceranët janë precizë dhe striktë në çdo gjë. Ndërsa ne, shqiptarët qëndrojmë edhe një orë e gjysmë në kafe. Kemi punuar në këtë pikë, por nuk mund ta ndryshojmë plotësisht mentalitetin e njerëzve, pasi do të ishte si të luftojë me mullinjtë e erës. Dy skuadrat do të përballen me respekt dhe në fund shpresoj që të arrijmë rezultat pozitiv”.
“Sinqerisht jam shumë dakord me Cantonan. Arritjet e pazakonta në futboll ndodhin, edhe pse fatkeqësisht, rrallë. Gjithsesi, për ne, e rëndësishme është të dimë se cili do të jetë roli ynë dhe ajo çfarë duhet të bëjmë. Është e kot të kërkojmë gjëra që nuk mund ti realizojmë, duhet të qëndrojmë brenda kornizve të futbollit tonë, e ndoshta të përpiqemi të përmirësohemi”.
“Të kesh më tepër motivim, dëshirë për të fituar dhe për rezultate të ndihmon. Por, kur arrin në majë të piramidës dhe Europiani i tillë është, vlerat teknike mund të bëjë diferencën. Lojtarët e mëdhenj mund të vendosin ndeshjet. Uroj që kjo të mos ndodhë me ne kur të përballemi me lojtarë me shumë kualitet”.
Në konferencën për shtyp të mbajtur në Lens një ditë para ndeshjes me Zvicrën ka folur edhe kapiteni Lorik Cana.
“Gjithçka do të koncentrohet tek futbolli. Kemi arritur këtu me zemër dhe me organizim të mirë. Çdo lojtar do të jetë në nivelin e duhur . Në skuadër janë grumbulluar lojtarët më të mirë. Ekipi është përmirësuar në fazën e mbrojtjes dhe organizimit. Këto ishin dy armët tona kryesore drejt kualifikimit në EURO2016. Disa lojtarë të Zvicrës janë shqiptarë dhe ka miqësi mes dy skuadrave, por në fushë jemi kundërshtarë. Taulanti dhe Graniti janë profesionistë dhe luftëtarë. Të dy do të luajnë për të fituar”, tha Cana.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBefasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit
Feyenoordi refuzon ofertën e parë të Milanit për Gimenez
PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova