Në takimin e sotëm me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, ish-kryeministri i Turqisë dhe deputet aktual Ahmet Davutogllu tha se Republika e Maqedonisë tanimë është rrëfim i suksesshëm, përparimi është i dukshëm, shteti është shndërruar në faktor kyç për stabilitetin e Ballkanit dhe porositi për vazhdim të punës me përkushtim për zbatimin e reformave sepse, siç tha ai, ardhmëria e Maqedonisë është në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim është konstatuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të thotë stabilitet plotësues i shtetit dhe hapje e mundësive për investime të reja, që do të kontribuojë në rritjen e standardit të qytetarëve me rritjen ekonomike të vendit.
Kryeministri Zaev tha se miqësia midis Maqedonisë dhe Turqisë do të vazhdojë të zhvillohet përmes frymvs demokratike në ekonomik dhe në të gjitha sferat e rëndësishme për qytetarët e dy vendve./Telegrafi/