Publicisti Daut Dauti, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se vendimi i britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian nuk ka qenë i pritur.
Ai ka deklaruar se dalja do të jetë e rëndë për Britaninë, ndërsa pret që me zvarritjen e procedurave të mund të ndryshohet vendimi i dalë nga Referendumi.
“Rezultati ka shkaktuar befasi, pasi askush në Britani të Madhe nuk ka pritur rezultat të tillë (ani pse sondazhet kanë bërë të ditur se ekziston mundësia që të votohet dalja nga Bashkimi Evropian). Vendimi llogaritet si i pamatur, i përkrahur nga njerëz që nuk kanë fort ide për BE-në. Nuk besoj që Britania ka përjetuar ditë më të vështira politike se kjo. Me zvarritjen e procedurave, besohet se mund të taktizohet dhe të ndryshohet diçka”, ka thënë ai.
Dauti shprehet se dalja nga Unioni ka qenë ide dhe kërkesë e vjetër e konservatorëve.
“Ata vazhdimisht kanë tentuar ta sqarojnë integrimin në Union si humbje të sovranitetit. Brenda këtij grupi ka ekzistuar një presion i vazhdueshëm që kryeministri David Cameron ta shtyjë përpara referendumin, gjë që e pati premtuar në fushatën zgjedhore. Kjo gjë edhe ndodhi dhe Britania është duke përjetuar ditë të vështirë”, ka thënë Dauti. “Pasojat e para janë vërejtur sot në mëngjes nga humbja e vlerës së funtës, e cila ka rënë në raport me të tjerat për 10 për qind. Pasojat vërehen edhe në aspektin e bizneseve, ndërsa në aspektin politik ato kanë nisur të vërehen në Skoci, shtet që ka votuar për të mbetur në BE dhe që tani e do pavarësinë për ta realizuar”.
Më tutje ai ka theksuar se edhe Ballkani do të goditet nga kjo dalje, pasi raportet e tij me Britaninë kanë qenë shumë të afërta, njofton Klan Kosova.
“Ballkani do të provojë reflektimet e daljes së Britanisë nga BE-ja, për shkak të rëndësisë që ka pasur në çështje të ndryshme të lidhura me të”, u shpreh Dauti. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit