Situata hidro-meterologjike në Vlorë ishte parashikuar që të përmirësohej duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit të kësaj të marte. Kohë kjo kur mjetet e vogla lundruese si dhe mjetet e peshkimit do të lejoheshin të dilnin në det.
Ishte parashikuar fillimisht që pas mëngjesit të kësaj të marte të kishte një përmirësim të kushteve, por parashikimet në vijimësi treguan krejtësisht të kundërtën.
Moti i përkeqësuar, me reshje shiu dhe erë të fortë bregdetare bëri që pezullimi i lundrimit detar për këto mjete të shtyhej.
Sipas informacioneve, shkak për pezullimin e lundrimit është bërë era me shpejtësi 35-40 metër për sekondë. Shpejtësi e erës e cila edhe në brendësi të qytetit të Vlorës shkon deri në 25 metër për sekondë. Pikërisht era bregdetare e cila ka prekur prej ditësh qytetin, shkakton në det të hapur dallgë deri në 3.5 metra në det të hapur ndërsa në gji deri në 2 metër duke e bërë të pamundur lundrimin detar.
Era bregdetare me drejtim jug-juglindje, bënë që forca e detit të shkojë deri në 8 ballë në det të hapur dhe 6 ballë në gji duke e patur të pamundur këto mjete lundrimin.
Mësohet se trageti i linjës me Brindisin i është kthyer udhëtimeve në destinacionin me Italinë në normalitet. Për shkak se në krahasim me të hënën, ka një përmirësim të lehtë të kushteve hidro-meterologjike me forcë deti deri në 8 ballë çka mund ta përballojë ky traget. Por për shkak të motit, është vonuar disa orë më tepër për të mbërritur në Vlorë seç e ka të parashikuar në orarin zyrtar.
Sipas kapitenerisë së portit detar të Vlorës, pezullimi i lundrimit detar është shtyrë me 24 orë. Pritet që mëngjesin e së mërkurës të ketë një ulje të intensitetit të erës, duke ulur forcën e detit dhe duke bërë që këto mjete të dalin në lundrim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Moti sot në Shqipëri

Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

Si mund t’i dallojmë dhimbjet e zakonshme të kyçeve dhe ato që mund të shkaktohen nga sëmundjet reumatike?

Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar

Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Vijojnë replikat në distancë midis Ramës dhe Bashës, nisin krahasimet me personazhet e filmave të njohur shqiptar

Komisioni Evropian tregon se kur Kosova mund t’i përfitojë milionat e parë nga Plani i Rritjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?