Marc Cucurella ka zbuluar se ai nuk e dinte më parë se kush ishte transferimi rekord britanik Enzo Fernandez – dhe madje duhej ta kërkonte në Google përpara mbërritjes së tij në janar në Stamford Bridge.
Argjentinasi përfundoi një transferim prej 121 milionë euro në orët e mbylljes së afatit kalimtar të janarit, me Blutë që arritën të nënshkruajnë një marrëveshje pas negociatave të zgjatura me ish-klubin e tij Benfica. Kalimi i mesfushorit pasoi pas një triumf në Kampionatin Botëror shumë mbresëlënëse, ku paraqitjet e tij ndihmuan Les Albecetes për triumfin në Katar.
Pavarësisht shpenzimeve të mëdha për shërbimet e tij, Cucurella ka pranuar se ai nuk e dinte kush ishte shoku i tij i ri i skuadrës, por mbeti i impresionuar nga paraqitjet gjatë turneut. Duke folur për ESPN, mbrojtësi spanjoll tha: “Më pëlqente të shikoja ndeshje në të cilat luanin miqtë e mi, kështu që po shikoja Argjentinën për shkak të Alexis (MacAllister)”.
“Mendoj në vete: ‘Më pëlqen shumë numri 24, ai është shumë i mirë!’. Por, as që e dija se ku luante! Më duhej të kërkoja në Google! Ndërsa shikoja më shumë ndeshje, u thashë familjes dhe miqve të mi se më pëlqente shumë. Dhe pastaj ai erdhi në Chelsea”.
“I thashë Enzos se më kishte pëlqyer në Kampionatin Botëror. Ai është një djalë i mirë, po pres të më gatuajë një drekë (qesh)”.
“Ai është shumë i ri, por është shumë i talentuar me topin dhe është inteligjent. Ai është ende duke u përshtatur, por tashmë ka luajtur disa ndeshje të mira. Ne kemi (nënshkruar) një mesfushor të madh”, ka shtuar më tej Cucurella.
Fernandez është përshtatur shpejt te Chelsea që nga ndryshimi i tij me rekord në mes të sezonit. 22-vjeçari tashmë ka dy asistime në Ligën Premier pas vetëm shtatë paraqitjeve. /Telegrafi/