Pas ndeshjes në të cilën Cristiano Ronaldo shënoi katër gola, portugezi i kërkoi gjyqtarit autograf dhe foto dhe kjo ishte një skenë krejtësisht e pazakontë për personazhin e tij, gjë që u bë virale shumë shpejt në rrjetet sociale.
Pas një fillimi jashtëzakonisht të dobët të karrierës së tij në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo më në fund tregoi një pjesë të arsyes pse Al-Nassr po e paguan gjysmë miliardë dollarë për kontratën e tij dyvjeçare e gjysmë, pasi portugezi shënoi katër gola në ndeshjen e djeshme kundër Al Wehda.
Dhe siç bën zakonisht kur luan një lojë të tillë, shënon një het-trik apo më shumë gola, këtë herë Ronaldo nuk shkoi direkt në dhomën e zhveshjes, por e solli topin, iu afrua gjyqtarit të asaj ndeshje, Al-Harbi, dhe e pyeti atë për një autograf.
Having played only 3 games, Cristiano Ronaldo is already ranked 10th in the Saudi Pro League top scorers with 5 goals.
First is his team-mate Talisca with 13 goals in 14 games. pic.twitter.com/rso5YdQJii
— TCR. (@TeamCRonaldo) February 10, 2023
Krahas kësaj, gjyqtari pastaj kërkoi një foto dhe e gjithë kjo tërhoqi shumë vëmendjen e mediave, të cilat e njoftuan menjëherë lëvizjen e tij.
Interesant është fakti se ky është het-triku i 61-të në karrierë për portugezin dhe duke qenë se aktualisht luan në Arabinë Saudite, pritet që ky numër të rritet edhe më shumë në dy vitet e ardhshme.
https://www.youtube.com/watch?v=jBM99eoyERY&t=9s
Goli i parë, të cilin e shënoi pasi e bëri shkëlqyeshëm në zonën e rreptësisë së kundërshtarit, ishte edhe goli i tij jubilar i 500-të në kampionate në karrierë.
🎙️| Cristiano Ronaldo:
"I have left a mark everywhere, something that no other player in history is proud to say." 🐐 pic.twitter.com/PEuXMjLCAg
— TCR. (@TeamCRonaldo) February 10, 2023
Në total, katër golat e shënuar mbrëmë nga Ronaldo e çuan atë në 503 gola në kampionate në karrierën e tij të pasur. /Telegrafi/
This was Cristiano Ronaldo's 61st career hat-trick 🤯🐐 pic.twitter.com/DdguhuyLmC
— TCR. (@TeamCRonaldo) February 9, 2023