“CoWork” në Gostivar për mbështetje të sipërmarrësve të rinj

Fillon zbatimi i projektit CoWork për mbështetje të sipërmarrësve të rinj.
Projekti CoWork i cili përkrahet financiarisht nga Komuna e Gostivarit, organizata World Chicago nga SHBA, si dhe kompania lokale Lucky Media, ka hyrë në fazën e realizimit.
CoWork - Gostivar i organizatës YEP është një Qendër e Përbashkët Pune (Coworking Space) e krijuar posaçërisht për të mbështetur sipërmarrësit e rinj si dhe ata që punojnë nga distanca, për kompani të ndryshme (Remote Work).
CoWork është një hapësirë moderne dhe inovative që do të motivojë sipërmarrësit e rinj të ndërmarrin një hap përpara drejt karrierës të tyre profesionale. Anëtarët e hapësirës mund të jenë të profesioneve të ndryshme si avokatë, kontabilistë, specialistë të marketingut, arkitektë, fotografë, redaktorë të videove, konsulentë, si dhe profesione që lidhen ngushtë me trendet digjitale.























































