Thibaut Courtois ka thënë se ai dhe Eden Hazard kishin biseduar për kalimin te Real Madridi derisa ende ishin pjesë e Chelseat.

Portieri kaloi te Los Blancos në vitin 2018, derisa anësori belg iu bashkua në verën e kaluar, derisa ai ka zbuluar se si e kishin planifikuar prej kohës kalimin në Santiago Bernabeu.


"Në zhveshtoren e Chelseat, kemi biseduar për mundësinë që të kalonim këtu", ka thënë Courtois për El Mundo.

GettyImages 1209745784 Thibaut Courtois (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

"Shtëpia e Bardhë, Shtëpia e Bardhë - kemi thënë ne. Ishte diçka e mirë që të spekulonim. Tani, ne jemi të uritur për të fituar trofe", ka shtuar më tej ai.

Por, portieri nuk ka treguar formën e lartë te Real Madridi që e kishte te Chelsea, duke iu lëkundur disa herë pozita e tij, derisa ende vazhdon të jetë një situatë pothuajse e tillë.

Në anën tjetër, Hazard ka vuajtur nga lëndimet e njëpasnjëshme dhe edicioni i ri do të jetë vendimtar rreth të ardhmes së tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app