Thibaut Courtois thotë se nuk do të largohet nga Chelsea drejt Real Madridit.

Në një intervistë për median spanjolle, portieri belg i Chelsea theksoi se nuk ka pasur kontakte me drejtuesit e Real Madridit për kthimin e tij në Spanjë.


“Jam i lumtur te Chelsea. Çdo gjë shkon shumë mirë këtu. Chelsea është një klub i madh dhe nuk ka arsye pse të mos jem i lumtur këtu”.

“Asnjëherë nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por në këtë moment këtu ndihem shumë mirë, në klub ka një atmosferë të këndshme”, ishte deklarata e Thibaut Courtois.

Ai më parë ka mbrojtur portën e Atletico Madridit.

telegrafi sport app