LAJMI I FUNDIT:

Courtois bëhet lojtari i gjashtë i lënduar te Reali

Courtois bëhet lojtari i gjashtë i lënduar te Reali

Edhe një dëmtim në radhët e lojtarëve të Real Madridit, e cila dërgon numrin në gjashtë të lënduar.

I fundit që raportohet se ka pësuar një dëmtim është portieri belg, Thibaut Courtois.

Gardiani thuhet se është lënduar gjatë stërvitjeve të ditës së sotme do të jetë jashtë aksionit për rreth 10 ditë.


“Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Thibaut Courtois nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një lëndim në muskujt e këmbës së majtë”, shkruan në njoftimin e klubit spanjoll.

Ai në këtë formë do të humb ndeshjen e Copa del Rey me Legansin si dhe në La Ligës do të mungojë kundër Real Betisit në Villamarin.

Keylor apo Courtois? Skuadra apo presidenti?
Lexo po ashtu Keylor apo Courtois? Skuadra apo presidenti?

Ndërkohë, Realit tash e sa kohë po i mungojnë shkaku i lëndimeve Asensio, Marcos Llorente, Bale, Kroos dhe Javi Sanchez.

Ndryshe, Reali aktualisht është në krizë të rezultateve, ku renditet në pozitën e pestë të renditjes tabelore në ligën elitare spanjolle, përkatësisht ka dhjetë pikë më pak se lideri, Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori