Në përmbytjet e vitit 2011, ai humbi gruan dhe dy vajzat e tij, por tani ka gjetur forcën për të jetuar e madje ndihmon të tjerët.

Gazeta italiane "Corriere della Serra" shkruan se tre vjet pas tragjedisë, tani shqiptari ndihmon njerëz të tjerë në këtë katastrofë, trasnmeton shekulli.


00 1  shqiptari1

00 1  shqiptari

Vendi ku u mbytën dy vajzat dhe gruaja e tij është përmbytur sërish gjatë ditëve të fundit, gjatë shirave të shumtë në Genova. Djala shprehet se e urren këtë vend, pasi ai është një qytet i dënuar, ku sa herë bie shi ndodhin përmbytje.

Shqiptari Flamur Djala ende nuk ka marrë asnjë kompesim për vdekjen e familjes së tij nga përmbytjet e nëntorit 2011.

Autoritetet italiane kanë krijuar gjendjen e alarmit në vend, pasi, për shkak të motit të keq, dy ditë më parë humbi jetën një 57-vjeçar. /Telegrafi/