LAJMI I FUNDIT:

Copëtoi dorën e saj për të fituar 1 milion euro dëmshpërblim, gruaja sllovene do të përballet me dy vite burg për mashtrim

Copëtoi dorën e saj për të fituar 1 milion euro dëmshpërblim, gruaja sllovene do të përballet me dy vite burg për mashtrim

Një grua sllovene u shpall fajtore për copëtimin e qëllimshëm të dorës së saj me sharrë rrethore, si pjesë e një skeme mashtrimi për të fituar 1 milion euro dëmshpërblim.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një gjykatë në kryeqytetin Ljubljana zbuloi se Julija Adlesic, 22 vjeçare, kishte përfituar nga pesë kompani sigurimesh, një vit para se të ndodhte i gjithë ky incident i qëllimshëm.

Ndërkohë, e njëjta pas ndodhisë kishte deklaruar se e gjitha ishte një incident teksa po punonte.


Bëhet e ditur se Adlesic, synonte të fitonte edhe 1 milion euro të tjera si dëmshpërblim, mirëpo, asgjë nuk shkoi sipas planit të saj, pasi tani do të përballet me dy vite burg për mashtrim.

Gjykata deklaroi se ajo dhe i dashuri i saj nuk e kishin marrë me vete dorën e prerë në spital, në mënyrë që plaga të mbetej e përhershme. Sidoqoftë, autoritetet e morën atë në kohë për t’ia qepur përsëri.

Ata kishin bërë gjithashtu kërkime në internet për dorë artificiale para ndodhisë, derisa prokurorët thonë se kjo ishte provë e arsyeshme për të konkluduar se incidenti ishte i qëllimshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori