Coca-Cola HBC Kosova ka prezantuar tapat e rinj, të bashkangjitur në shishet e saj plastike dhe të letres, duke e bërë më të lehtë riciklimin e të gjithë paketimit. Njëkohësisht kjo risi, do të siguroj që asnjë kapak të mos mbetet pas ndaras nga shishja.
Futja e tapave të pandashme përputhet me detyrimin ligjor të përcaktuar nga direktiva e Bashkimit Evropian për plastikën një përdorimshe. Kjo direktivë kërkon që prodhuesit të tregtojnë ekskluzivisht ambalazhet me kapak të pandashëm duke filluar nga viti 2024. Qëllimi është të lehtësojë mbledhjen dhe riciklimin më efikas të shisheve dhe tapave plastike.
Pasi të hapet, kapaku mbetet i ngjitur në shishe dhe konsumatorët këshillohen të mos tentojnë t’i ndajnë ato, siç tregohet qartë në paketim. Dizajni i ri i kapakut siguron higjienë të plotë, është praktike dhe ka funksionalitet duke iu përmbajtur standardeve të sigurisë për ruajtjen e cilësisë dhe shijes së pijeve.
Ky zbatim i kapakëve praktik dhe funksional të pandashëm është një tjetër moment historik i rëndësishëm në strategjinë globale të zhvillimit të qëndrueshëm të Coca-Cola, e njohur si “Bota pa mbeturina”. Kompania synon të arrijë grumbullimin 100% të ambalazheve të plastikës dhe aluminit të shitura në treg deri në vitin 2030, si dhe të sigurojë që 50% e paketimit të saj të bëhet nga materiale të ricikluara.
Përdorimi i tapave të bashkangjitur do të kontribuojë në adresimin e sfidës së grumbullimit dhe riciklimit të mbetjeve të paketimit, duke u nisur nga fakti që tapat e pijeve të hedhura në mënyrë jo të duhur shpesh përfundojnë në mjedis. Kjo nismë i fuqizon konsumatorët që të luajnë një rol më aktiv në promovimin e grumbullimit dhe riciklimit efikas të plastikës.