Fëmijët e pasanikëve rusë, që nuk dinë se ku është kufiri i shpenzimeve, kanë zgjedhur kafshët e egra, që të luajnë me to sikur të ishin shtëpiake.

Në këtë formë, ata po sfidojnë princat nga Dubai, që zakonisht mbajnë tigra apo shpezë grabitqare, transmeton Telegrafi.


Cmenduria foto 2 Vozitja me tigrin

“Le të vijnë të më shohin mua ata princër të pasur, se si është vozitja me një ari gjigant”, ka thënë një i ri, ndërsa ngiste makinën e tij luksoze.

Shumë pamje janë përhapur në rrjetet sociale, që tregojnë se si ata zakonisht vozisin nëpër qytet, të shoqëruar nga gjallesat e rrezikshme.

Cmenduria foto 3 Shoferi pranë ariut

Policia po provon të ndalojë këtë çmenduri, pasi shoferi mund të humbë kontrollin dhe të shkaktojë aksidente të mëdha, në rast të sulmeve nga kafshët. /Telegrafi/