Site icon Telegrafi

Çka kërkuan njerëzit më së shumti në Google këtë vit?

Wordle, është termi më i kërkuar në Google për vitin 2022, atë në mbarë botën dhe në SHBA.

Kërkimet u bën të ditura nga gjiganti i teknologjisë në raportin e tyre vjetor “Year in Search”, transmeton Telegrafi.

E lansuar nga inxhineri i softuerit, Josh Wardle në vitin 2021, thjeshtësia e lojës, ka gjetur tërheqje masive.

Përdoruesve iu jepen maksimumi gjashtë përpjekje për të qëlluar fjalën e ditës në këtë lojë. Është gjithmonë një fjalë me pesë shkronja dhe fjala është e njëjtë për të gjithë.

Wordle u bë aq popullor sa që kërkimet në Google nga lojtarë të dëshpëruar që kërkonin përgjigje ndikuan në tendencat e tjera kryesore të kërkimit të Google.

Ukraina ishte në top pesë termet më të kërkuara të vitit, së bashku me Mbretëreshën Elizabeta e Dytë.

Në vendin e dytë u rendit termi, “India vs England”, në vendin e tretë ishte Ukraina dhe në vendin e katërt ishte Mbretëresha Elizabeta e Dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version