LAJMI I FUNDIT:

CineStar organizon mega garën e vizatimit në qershor!

CineStar organizon mega garën e vizatimit në qershor!

30 vizatimet më të mira do të jenë në Ekspozitën e Parë Digjitale në Kosovë nga 6-31 Korrik në CineStar Megaplex!

Kinemaja më e madhe në Kosovë në Prishtina Mall ka mbushur plot një vit në fillim të Qershorit, ku ka pasur shumë aktivitete dhe dhurata për vizitorët.  Tani po e vazhdon festimin e Ditëlindjes edhe më tej me aktivitete, shpërblime dhe surpirza.

Vera juaj do të jetë edhe më argëtuese me CineStar Mega Garën e Vizatimit!

Qëllimi i garës është që të dhurojnë sa më shumë aktivitete dhe kënaqësi për fëmijët.

Më poshtë i gjeni të gjitha detajet rreth rregullave të aplikimit:

Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të dërgojnë një vizatim të DinoStar ose Cinebot dhe biletën e blerë të filmit të bashkangjitur.

Disa nga filmat që ju mund ti shikoni janë: Butterfly Tale, Inside Out 2, Kingdom of the Planet of The Apes, Ezra, The Fall Guy, Imaginary Friends, Hit Man, Godzilla X Kong: The New Empire, e shumë të tjerë.

Vizatimet mund ti dërgoni me postë ose personalisht ose me postë elektronike, në info.ks@cinestarcinemas.eu me titull “GARA E DITËLINDJES CINESTAR”.

Konkursi zgjat deri në fund të muajit Qershor (30 Qershor) (biletat duhet të blihen në këtë periudhë kohore).

Pas datës 30 Qershor CineStar zgjedh 30 vizatimet më të mira me juri internacionale.

Nga data 6-31 Korrik do të mbahet ekspozita e parë digjitale në CineStar Megaplex nga ora 15-17h.

Çmimet:

30 Vizatimet më të mira do të fitojnë çmime. 

Çmimit të Parë do ti dhurohet: Biletë VIP vjetore brenda vitit në filmat 2D. Çmimit të dytë dhe të tretë do ti dhurohet: Festimi i ditëlindjes në kinema – bileta dhe Popcorn dhe pije e vogël, Paketa e miqve – 4 bileta për 4DX ose ScreenX.

Çmimi i 4-të deri në Çmimin e 30-të – Bileta 2D për kinema.

Të gjitha informacionet e detajuara i gjeni në cinestarcinemas-ks.eu