Derisa lideri i Serie A, Inter, është mjaft afër prekjes së skudetos edhe në këtë sezon, shtrohet pyetja se kush ka qenë Lojtari i Sezonit për kampionin italian. Në tekstin e mposhtëm, do të paraqesim një listë prej pesë nominimeve të bëra nga portali Goal, në tentim për ta zgjedhur më të mirin nga nerazurët.
1) Julio Cesar
Braziliani vërtetë e ka ngritur veten në njërin prej portierëve më të mirë në Serie A dhe tashmë është në luftë me portierin e Fiorentinës, Sebastien Frey, për epitetin e portierit të dytë më të mirë, pas atij të Juventusit, Gianluigi Buffon. Derisa Inter ka filluar të dobësohet që nga shkurti, Cesar ka vënë vulën dhe ka treguar një varg paraqitjesh të mira, ku ka qenë lojtari i ndeshjes në disa momente të rëndësishme për Interin. Ai e ka ruajtur 14 herë portën e pastër në ndeshjet e deritanishme të këtij sezonit në Serie A.
2) Ivan Cordoba
Kolumbiani pa dyshim ka qenë mbrojtësi më i mirë këtë sezon në Serie A, edhe pse sezoni për të përfundoi më herët, pasi që përjetoi një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve përballë Liverpoolit, në Anfield, më 19 shkurt. Roli i rëndësishëm i Cordobës në Inter, u pa edhe nga fakti që menjëherë pas mungesës së tij, zikaltrit arritën vetëm një herë të mbajnë portën e paprekur, në tetë ndeshjet e radhës, që kërcënoi edhe dominimin e tyre në kampionat.
3) Douglas Maicon
Siç qarkullojnë fjalët, babai i Maicon, ka dëshiruar ta emërojë djalin e tij Michael Douglas, sipas aktorit të famshëm amerikan, por ishte keqkuptuar në zyrën e regjistrimit, andaj edhe sot quhet Maicon. Mbrojtësi i Interit ka qenë një bombë në krahun e djathtë gjatë gjithë sezonit. Braziliani, ende nuk është ambientuar mirë me pozicionin e tij në Inter, por megjithatë ka qenë një shtyllë shumë e rëndësishme e triumfit të ekipit.
4) Esteban Cambiasso
Deri në shkurt Cambiasso ka qenë pa dyshim lojtari më i dalluar për Interin, këtë sezon. Por, që nga ndeshja me Liverpoolin, paraqitja e tij mbeti nën hijen e bashkëvendasit të tij tek të kuqtë, Javier Mascheranos. Edhe emrat si Angelo Palombo, Daniele De Rossi dhe Momo Sissoko kanë dominuar në pozicionin e mesfushorit defensiv në klubet e tyre gjatë muajve të kaluar. Megjithatë, së fundi Cambiasso ka filluar të gjejë sërish veten dhe të rikthejë ngadalë formën e shkëlqyeshme të muajve të parë të sezonit.
5) Javier Zanetti
Megjithëse në sezonin e 13-të të tij në këtë klub, është e pranueshme për të gjithë se Zanetti ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Interit në secilin prej këtyre viteve. Kuantiteti dhe kualiteti i argjentinasit, i cili në gusht do të mbushë 35 vjet, është tërësisht i dukshëm. Kapiteni ka udhëhequr në mënyrën më të mirë të mundshme ekipin e tij dhe ka qenë shembull për të tjerët, pa dhënë asnjë shenjë dorëzimi. Zanetti ka munguar vetëm në një ndeshje të Serie A, ndërsa shënoi edhe golin vendimtar gjatë barazimit kundër Romës.
Kush sipas jush do të meritonte të quhej Lojtari i Sezonit për Interit, apo do të duhej të presim fundin e sezonit? Ndoshta janë lënë anash edhe shumë lojtarë të tjerë, që së fundi kanë dështuar të dëshmohen (Ibrahimoviq, Cruz)?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë