Çdo dhjetor, Google publikon të dhënat rreth gjërave më të kërkuara në internet.

Në këtë drejtim, në botën e lojërave, loja e fjalëve Connections e New York Times tërhoqi vëmendjen e lojtarëve në SHBA dhe më gjerë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ndërkohë, zhvilluesi japonez Pocketpair lëshoi Palworld, i cili tërhoqi bujë globale.

Në mënyrë të ngjashme, Infinite Craft mahniti lojtarët me mundësitë e tij të pakufishme për ndërtim dhe kreativitet.

Lojërat më të kërkuara të vitit 2024 tregojnë se si lojërat e njohura nuk dominohen më nga vetëm një pjesë e vogël e studiove ose vendeve.

Loja kineze Black Myth: Wukong, për shembull, ishte loja e shtatë më e kërkuar e vitit. /Telegrafi/