LAJMI I FUNDIT:

Çifti nga Zvicra vjen në Kosovë për të protestuar kundër Asociacionit

Çifti nga Zvicra vjen në Kosovë për të protestuar kundër Asociacionit

Një çift shqiptar së bashku me studentë janë mbledhur tashmë para Bibliotekës Kombëtare ku pritet të fillojë marshi i paralajmëruar në shenjë kundërshtimi të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Një çift shqiptar nga Zvicra janë parë para Bibliotekës Kombëtare disa minuta para nisjes së marshit kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ramiz Kryeziu është shprehur i bindur se studentët do të ndalojna “planet që janë negative për Kosovën dhe do t’i tregojnë botës që nuk ndahen trojet shqipe”.

“Studentat gjithmonë kanë pri, si për studenta si për lufte. Tash shpresojë që i bëjne do ndalesa e i ndalojnë do plane që janë negative për Kosovën. E me i tregu botës që nuk i ndajmë trojet shqiptare”, kështu është shprehur Ramiz Kryeziu.


Kryeziu së bashku me bashkëshorten e tij kanë ardhur për të protestuar kundër Asociacionit, në protestën e studentëve./RTV Dukagjini/