Çifti australian shet autobusin klasik me dy kate të cilin e shndërruan në shtëpi

Një çift australian, Kim dhe Ted, vendosën të lënë pas jetën e zakonshme për të udhëtuar në një autobus të dyfishtë të kthyer në shtëpi luksoze.

Ata blenë një Leyland Atlantean të vitit 1966 dhe kaluan tre muaj duke e rinovuar plotësisht me mobilie antike dhe të gjitha komoditetet e nevojshme.

Projekti u kushtoi rreth 100 mijë dollarë australianë (rreth 60 mijë euro), por u shpërblye me dy vite aventurash nëpër vende mahnitëse.

Tani, çifti ka vendosur ta shesë autobusin unik për 129 mijë dollarë australianë (rreth 77 mijë euro) për t’u nisur drejt një projekti të ri.

Kim thotë se është ndjesi e mrekullueshme të udhëtosh dhe ta marrësh shtëpinë me vete.

Autobusi, i cili ende funksionon në mënyrë të përsosur, ofron një stil jete të lirë dhe plot magji për pronarët e ardhshëm. /Telegrafi/



















































