Site icon Telegrafi

Chelsea ka një formacion të frikshëm me lojtarë të lënduar – vlera e tyre është 440 milionë euro

Pas një sezoni zhgënjyes të kaluar, Chelsea nuk e nisi më mirë as këtë sezon, pasi  në pesë xhirot e para të Ligës Premier ka fituar po aq pikë dhe është vetëm në vendin e 14-të në renditje.

Skuadra e Mauricio Pochettino arriti të mposhtë vetëm Luton Townin, ekipin e fundit në renditje, ndërsa barazoi me Liverpoolin dhe Bournemouthin e humbi ndaj West Ham dhe Nottingham Forest.

Një nga arsyet e fillimit të keq të sezonit sigurisht që janë lëndimet e shumta. Për shkak të tyre, Pochettino nuk mundi të llogariste në 11 lojtarë në takimin e së dielës me Bournemouth, i cili përfundoi pa gol.

Chelsea ka lojtarë të lënduar në të gjitha pozicionet, kështu që ata mund të bëjnë një 11-she të frikshme.

Sipas Transfermarkt, këta 11 lojtarë vlejnë 440 milionë euro, ndërsa Chelsea ka investuar 410 milionë në transferimet e tyre.

Lexo po ashtu ‘Ne jemi duke bërë më shumë se sa njerëzit mendojnë’ – Pochettino dërgon një mesazh tek tifozët e Chelsea

Duhet thënë se Chelsea i shpenzoi ato 410 milionë për shtatë lojtarë, ndërsa tre janë nga akademia (Reece James, Trevor Chalobah dhe Armando Broja) dhe portieri rezervë Marcus Bettinelli, që mbërriti falas.

“Sinqerisht, unë kurrë nuk kam pasur një krizë dëmtimi si kjo në ekip. Nuk mund të llogarisim në shumë lojtarë të rëndësishëm. Jo se po kërkoj justifikime, por ata do të na ndihmonin. Është e vështirë me kaq shumë lëndime në ekip ku pritshmëritë janë shumë të larta”.

“Chelsea gjithmonë pret të fitojë, por për të qenë më mirë, ne kemi nevojë për të gjithë lojtarët tanë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, duhet të presim me durim dhe të punojmë shumë për të rikuperuar lojtarët e lënduar dhe pastaj do të kemi një ekip të fortë. Kur të gjithë rikuperohen dhe skuadra kompletohet, cilësia është e padiskutueshme”, ka thënë Pochettino për talkSPORT. /Telegrafi/

Exit mobile version