LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Është mirë që Kosova ka lojtarë si Rashica e Zhegrova, mund të ketë ndryshime

Challandes: Është mirë që Kosova ka lojtarë si Rashica e Zhegrova, mund të ketë ndryshime

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, u shpreh i kënaqur me rezultatin në udhëtim në Azerbaixhan.

Challandes foli për zgjedhjen e vështirë, lënien e Rashicës në stol dhe startimin me Edon Zhegrovën nga minuta e parë.

Ai vlerëson se ka qenë zgjedhje e tij teknike mos inkuadrimi i Rashicës edhe pse ka pasur paralajmërime nga klubi i Rashicës për gjendjen e tij fizike.


“Janë dy lojtarë mjaft kualitativ, ishte zgjedhje e vështirë. Por të mos harrojmë se janë dy ndeshje. Rashica ka pasur problem fizik, por kjo nuk ka qenë arsye e mungesës së tij, pasi që edhe klubi na ka thënë të jemi të kujdesshëm”.

“Janë dy lojtarë kualitativ dhe nëse unë mund të luaj me njërin e më vonë të inkuadroj tjetrin, është mirë për Kosovën që ka lojtarë kaq të talentuar”.

“Ndoshta do të bëjmë disa ndryshime për ndeshjen e ardhshme, por tashmë është shumë herët që të mendojmë për këtë”, deklaroi Challandes për Supersport.

Kosova të hënën luan në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Ishujve Faroe. /Telegrafi/