Çfarë do të bëjnë partitë shqiptare për të ç’bllokuar Kuvendin e Maqedonisë?

Partitë shqiptare të cilat mbështesin shumicën parlamentare në Kuvend, presin veprime konkrete nga LSDM-ja në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit. Të pyetur nga Alsat-M, partitë shqiptare thuajse njëzëri shprehen se guximin ia kanë besuar liderit të LSDM-së Zoran Zaev.
Nga Lëvizja Besa thonë se nënshkrimet e tyre për shumicën e re nënkuptojnë pritje të iniciativave konkrete nga mandatari.
”Për të filluar procesi duhet një iniciativë konkrete. Në jemi në pritje të ndonjë iniciative konkrete për zhbllokimin e Kuvendit” – deklaroi Orhan Murtezani, zëdhënës i Lëvizjes Besa.
Aleanca për Shqiptarët sheh nevojën që partitë brenda shumicës të qartësojnë qëndrimet e tyre.
”Shpresojmë që parti të caktuara politike të definojnë pozicionet e tyre në këtë aspekt dhe të jenë më të qarta në këtë proces se janë ose nuk janë për të zgjidhur këtë krizë” – deklaroi Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët.
Nga ana tjetër BDI nga qëndrimet e paqarta të saja shfajësohet me dilemat që ekzistojnë në LSDM. Sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, partia e Ahmetit ka betonuar qëndrimin e saj, ndërsa hapat e ardhshëm për zgjedhjen e kreut të Kuvendit pa prezencën e OBRM-PDUKM-së, varen nga LSDM-ja.
”Janë bërë debate mes partive politike. Më shumë dilemat janë në LSDM për këtë variant se sa në BDI sepse një variant i tillë mund ta ngulfate procesin edhe më shumë ashtu sikurse edhe mund të jetë zgjidhje për këtë proces. Megjithatë askush nuk mund të jetë i sigurt se çka ndodh nesër pas atij varianti. Pra më shumë ka dilema në LSDM për këtë variant se sa në BDI. Ne jemi në koordinim me LSDM dhe them edhe njëherë kemi qëndrim të kristaltë rreth formimit të Qeverisë së re reformuese dhe shumicës së re parlamentare” – deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Socialdemokratët sonte pritet të mbajnë edhe mbledhje të kryesisë qendrore. Nga partia e Zaev nuk shpalosin pikat për të cilat do të flitet dhe nëse nga mbledhja mund të priten hapa konkret për zhbllokimin e Kuvendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës