Çfarë i nxit shkrimtarët të shkruajnë? Si ia dalin mbanë të arrijnë një nivel aq të lartë me kritere kaq konsekuente? Duke lexuar Henry Milerin, “Mbi të shkruarin”, mund të merrni disa përgjigje.
Henry Miler lindi më 26 dhjetor 1891 në Bruklin të Nju Jorkut. Që fëmijë ishte i dhënë pas historive aventureske dhe klasikëve të letërsisë. Shkrimtari dhe eseisti i njohur amerikan i shekullit XX, i cili shkroi një lloj të ri të novelës e karakterizuar më vonë si një autobiografi e trilluar.
Në vitin 1932 hartoi një listë me rregulla për të ndërtuar rutinën e përditshme në përmirësimin e vazhdueshëm të shkrimit të tij dhe i shpërndau ato në të gjithë shtëpinë, për t’i pasur gjithmonë para syve. Pikërisht këto teknika përdori kur shkroi një nga kryeveprat e tij “Tropiku i kancerit”.
Në brendësi të Milerit, “Mbi të shkruarin”, gjejmë plot këshilla dhe marifete të cilat e ndihmuan shkrimtarin të përqendrohet në detyrat e përditshme të të shkruarit.
Mes të tjerave përfshiheshin edhe njëmbëdhjetë urdhërime të përditshme:
- Puno mbi atë që ke nisur derisa ta kesh përfunduar.
- Mos fillo libra të rinj, mos i shto material të ri “Pranverës së Zezë”.
- Mos u shqetëso. Puno i qetë, me gëzim, moskokëçarës për gjithçka që ke në dorë.
- Puno në varësi të Programit dhe jo sipas humorit. Ndalo në kohën e caktuar!
- Kur nuk mund të krijosh, mund të punosh.
- Çimento çdo ditë nga pak, në vend që të shtosh plehra të reja.
- Ji njerëzor! Tako njerëz, vizito vende, pini nëse e ndieni të nevojshme.
- Mos puno si një kalë! Puno vetëm me dëshirë.
- Hiq dorë nga Programi nëse je i lodhur – por riktheju ditës tjetër. Përqendrohu. Kufizohu. Përjashtoju.
- Harroji librat që dëshiron të shkruash dhe mendo vetëm për librin që po shkruan.
- Prioriteti është të shkruarit. Piktura, muzika, miqtë, kinemaja, të gjitha vijnë më pas.
Këto ishin disa nga këshillat që kishte seleksionuar për veten, duke e këshilluar veten të ndiqte me rigorozitet planin, pa diversione, pa shpërqendrime, të skiconte kur ta ndiente të nevojshme, t’i hidhte mendimet në copëza letre, të gjerbte një gotë me miqtë nëse ishte i lodhur për të shkruar, të bënte një xhiro me biçikletë, të bënte korrigjime etj. Pikërisht kështu filloi të zhvillonte regjimin dhe stilin e tij.
Siç duket edhe nga deklaratat e mësipërme, Miler ishte një njeri me dëshirën e madhe për të shkruar, megjithëse pati edhe kohë të vështira. Gjithsesi, ia doli të ruajë edhe kënaqësinë që i ofronte puna, duke i lejuar vetes kohë të merrte frymë dhe të eksploronte rrugë të reja, brenda dhe jashtë shkrimit të tij. Ndoshta çelësi i suksesit është të kesh pak argëtim me të gjitha! Si në gjithë punën e Milerit, ekziston njëlloj arrogance në secilin formulim, ndërmjet secilit subjekt dhe qark të gjitha temave.
Këndvështrimi intrigues ka vendosur se si do të shkruaj për gjërat që e rrethojnë, ndikimet, jetën që ai dëshiron të ndjekë. Kjo nënkupton mendjemprehtësinë e shkëlqyer të shkrimtarit të madh amerikan.
Sigurish, ka edhe nga ata që nuk e pëlqejnë, por nuk mund t’i mohohen assesi aftësitë kur vjen puna për të provokuar kundërvënie përmes shkrimit të tij.
“Universi im i njerëzve ishte zhdukur, isha tërësisht vetëm në botë, mik kisha vetëm rrugët dhe ato më flisni me atë gjuhë të trishtuar dhe të hidhur që është bërë nga mjerimi njerëzor, nga malli, nga keqardhja, nga mohimi dhe nga vuajtja e humbur”, shprehet autori. /Konica/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut
Historia e letërsisë turke, në pak fjalë

A janë të gjitha pikturat politike?

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Shqipja në rrezik: Fjalori i ka 46 mijë fjalë, 500 mijë të tjera janë futur pa u studiuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës