Site icon Telegrafi

Çfarë goli i jashtëzakonshëm, futbollistja e Panamasë realizon ndaj Francës nga një largësi prej 30 metrave dhe shpërthen në lot

Një ndeshje e jashtëzakonshme është zhvilluar në Kampionatin Botëror të femrave mes Panamasë dhe Francës.

Franca ka fituar këtë ndeshje spektakolare ku u realizuan nëntë gola me rezultat të përgjithshëm 3-6.

Megjithatë goli më i mirë pa pikë dyshimi në këtë sfidë u realizua vetëm pas dy minutave lojë, nga Marta Cox.

26-vjeçarja mori përsipër një gjuajtje të lirë nga një distancë prej 35 metrave.

Cox realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, gol që sigurisht se është më i miri i Kampionatit Botëror deri më tani.

Futbollistja nga Panama ka shpërthyer në lot gjatë festës, pasi përfaqësuesja e saj u eliminua nga Grupi F pa marrë asnjë pikë, por ajo mund ta marrë çmimin si goli më i bukur i turneut.

Sigurisht që goli nga Marta Cox do të jetë nga të përzgjedhurit për çmimin ‘Puskas’. /Telegrafi/

Exit mobile version