Site icon Telegrafi

Çfarë bëjnë supermodelet e famshme: Pas skandaleve dhe aferave të shumta çfarë bëjnë tani! (Foto)

Të gjithëve na kujtohen supermodelet të cilat kanë djegur dhe përcëlluar skenën e modës të viteve ’90.

Naomi Campbell, Heidi Klum, Kate Moss, Cindy Crawford, Claudia Schiffer… Ato janë vetëm disa nga modelet, karriera të cilave ka qenë në kulm në vitet ’90 të shekullit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Një pjesë e tyre edhe vitin e kaluar janë tubuar dhe kanë shëtitur në pistën e modës në mbylljen e revysë së brendit Versace dhe na kanë treguar se si edhe tani i mbizotërojnë pistat e modës. Mirëpo, ja ku ndodhen tani?

Naomi Campbell

Pantera e zezë, si e quajnë shumica këtë supermodele temperamente e cila sot i ka 48 vjeç dhe duket sikur pikërisht tani ka zbritur nga pista e modës. Naomi akoma shëtit në pista të modës, mirëpo vetëm kur është fjala për ngjarje humanitare.

Cindy Crawford

Tani gjeneratave u është e njohur si nëna modele e Kaia Gerberit, mirëpo 52-vjeçarja Cindy,është edhe femër e suksesshme afariste dhe ende xhiron reklama dhe është dëshmi e vërtetë që mosha është në favorin e saj.

Kate Moss

Modele e cila pas përfundimit të karrierës profesionale i ka mbushur faqet e gazetave me skandale dhe lidhje dashurie prandaj ka mbetur pa kontrata të shumta të majme. 44-vjeçarja tani është shumë e popullarizuar si femër afariste.

Claudia Schiffer

47-vjeçarja gjermane supermodele ende ka mbetur ngushtë e lidhur me modën. Është e njohur si disenjatore mode, ndërkaq ka realizuar edhe disa role në filma. Gjithashtu, as xhirimet e reklamave nuk i lë pas dore.

Elle Macpherson

Modelja australiane e njohur me nofkën “The Body” (Trupi) tani gjithashtu është femër afariste e cila i është përkushtuar promovimit të ushqimit të shëndetshëm. Kjo 54-vjeçare edhe sot e kësaj dite me meritë e bart nofkën e vet.

Helena Christensen

49-vjeçarja daneze, të cilën do ta kujtojnë shumica nga spoti “Wicked gamës” të Chris Isaakut, tani merret me fotografi, ndërsa ende ngazëllen me shfaqjen e saj kudo që shihet në publik.

Heidi Klum

Gjermane e cila tani është e njohur si disenjatore mode, personazh i ekraneve të vogla, ndërkaq gazetat i ka mbushur gjatë kohës së martesës së saj me këngëtarin e njohur Seal. Kjo 44-vjeçare e suksesshme ende duket sikur kurrë nuk i ka braktisur pistat e modës.

Linda Evangelista

56-vjeçarja kanadeze ka mbetur në kujtesën e shumicës për deklaratën e saj që nuk ngrihet nga krevati për më pak se 10.000 dollarë në ditë. Njëra ndër manekinet më të suksesshme të të gjitha kohëve. Tani merret me brendin e vet të kozmetikës dhe ndonjëherë ende xhiron editoriale. /Telegrafi/

Exit mobile version