Derisa albumi i ri i tij i titulluar “Skulpturë” pritet të lansohet në fund të muajit qershor, Capital T ka prezantuar disa nga këngët që përmban.
Reperi, i cili numëron 1.2 milion ndjekës në Instagram, ka publikuar një tjetër pjesë të këngës së tij të re që do të titullohet “C’est La Vie”.
Ai shfaqet duke interpretuar projektin, ndërsa në sfond ka një pamje të mahnitshme përfshirë këtu edhe pishinën.
“C’est la vie, disa copëza të Skulpturës derisa të dalë albumi i plotë”, ka qenë përshkrimi krahas videos.
Komentet dhe reagimet e shumta pozitive nuk munguan as nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e tij.
Krijuesi i shumë hiteve aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të ri “Flawless” që tashmë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në platformën YouTube.
Për shkak të pandemisë që kaploi vendin tash e disa muaj, reperi nuk ka bërë të ditur akoma nëse do fillojë me koncertet apo mbrëmjet muzikore. /Telegrafi/