Telegrafi

Capello, 100 milionë për shpenzime tek Interi?

Ish-trajneri i Realit është favoriti kryesor për pankinën e Interit, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet pas Botërorit. Moratti kishte arritur në vitin 2006 marrëveshje me Capellon, por ajo u shfuqizua pas Calciopolit, ndërsa tani trajneri ka rënë përsëri në radarin e Morattit, me 100 milionë euro ‘të gatshme’ për t’u shpenzuar.

Kjo shumë do të përdorej për të transferuar superyjet e futbollit evropian, si Steven Gerrard, Fernando Torres, Karim Benzema etj. Në ndërkohë, ende nuk dihet si do të përfundojë çështja Mourinho, pasi që pritet që gjithçka të sqarohet në një konferencë për shtyp nga hierarkia e Real Madridit. /Telegrafi/