LAJMI I FUNDIT:

Cana tërhiqet prej kombëtares pas evropianit?

Cana tërhiqet prej kombëtares pas evropianit?

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është ai që i ka udhëhequr kuqezinjtë në fushë përgjatë të gjithë rrugëtimit për në “Euro 2016”, por kjo mund të jetë gara e parë dhe e fundit e rëndësishme që kapiteni do të paraqitet.

Përveç kësaj edhe karriera e tij e pasur me klube mund të përfundoj shumë më shpejtë se që është pritur.

Ai në një intervistë për “Panorama Sport” nga Luksemburgu, ka pranuar se mund të pensionohet nga Kombëtarja pas “Euro 2016”.


“Unë kam pasur nderin që të jem kapiten i këtij brezi dhe të jap sa më shumë nga përvoja ime për lojtarë si Ajeti apo Gjimshiti që do të jenë e ardhmja e Kombëtares.

Pas Evropianit do të marr disa ditë pushime përpara se të ndërmarr një vendim të konsultuar edhe me familjen time se çfarë do të bëj”, u shpreh ai.

Cana aktualisht luan për skuadrën franceze Nantes, me të cilën ka edhe një vit kontratë por që mund ta ndërpresë atë në marrëveshje të ndërsjellë me klubin.

Kombëtarja shqiptare zhvillon sot miqësoren ndaj Luksemburgut, me fillim nga ora 20:15.