LAJMI I FUNDIT:

Cana dhe Lenjani besojnë në kalimin e grupit

Cana dhe Lenjani besojnë në kalimin e grupit

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe Ermir Lenjani në një intervistë televizionin rumun, Digi Sport, kanë thënë se besojnë se do të depërtojnë në 1/8 e finaleve në Kampionatin Evropian, që gjatë verës mbahet në Francë, shkruan albinfo.ch.

“Besoj se mund të kalojmë grupin. Tutje kualifikohen edhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta, andaj kemi gjasa dhe besim.

“Rumania ka bërë punë të madhe dhe nuk është rastësisht këtu. Kanë përparuar në mbrojtje dhe janë një kundërshtar shumë i vështirë”, ka thënë Cana.


Ndërkohë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani tha se do të kualifikohet ato skuadra që luftojnë më shumë.

“Do të kualifikohen skuadrat që luftojnë më shumë, andaj kemi gjasa ne dhe Rumania. Nuk do të befasohesha nëse ndodh kjo”.

Shqipëria me Rumaninë do të luan më 19 qershor, derisa kuqezinjtë ndeshjen e parë e kanë ndaj Zvicrës më 11 qershor.