Pas një dekade larg vëmendjes, Cameron Diaz i është rikthyer paraqitjeve në tapetin e kuq për të promovuar filmin e saj të ri, “Back in Action”
Po ashtu, aktorja ka rikthyer edhe një prej trendeve më të populluara, duke vërtetuar se disa gjëra nuk dalin kurrë nga moda. Dhe…bëhet fjalë për thonjtë e kuq klasikë.
Të premten, Diaz u shfaq në Londër, Angli, në një prononcim për shtyp.
Ylli i “Holiday” ka zgjedhur të mos eksplorojë shumë, duke u shfaqur thjesht dhe bukur.
Megjithatë, fokusohuni te manikyri i saj dhe do të zbuloni se trendi i thonjve me ngjyrë të kuqe apo vishnje është sërish mes nesh.
Diaz kishte zgjedhur ngjyrën e kuqe klasike, duke e përshtatur më së miri me ngjyrën e zezë që dominon veshjet e saj së fundmi. Trendit duket se i janë bashkuar edhe Michelle Obama, Jennifer Lopez apo Taylor Swift.
Pa asnjë lloj detajiapo dizajni, Diaz mbajti thonjë të shkurtër dhenë formë katrore, duke i kombinuar me unaza floriri byzylykë, një çantë dhe çizme të zeza.
Thonjtë e kuq apo vishnje kanë fituar popullaritet gjatë vitit të fundit, duke u parë gjithmonë e më shumë në sfilata mode dhe në tapet të kuq. E kuqja është një nuancë romantike, që bie në sy, dhe siç e ka vërtetuar Diaz, është nuanca e përsosur për t’i shtuar një ngjyre delikate çdo veshjeje.
Nëse doni t’i bashkoheni trendit, hidhuni një sy këtyre sugjerimeve: