Çala (Ektima ngjitëse) tek kafshët

Çala është një sëmundje infektive me zhvillim të ngadalshëm, e cila shfaqet me prekjen e thundrës, të muskujve dhe/ose indeve prapa thundrës, të shputës dhe në thellësi prek kërcet, artikulacionin dhe kockën. Nga kjo sëmundje preken të gjitha kafshët, por më tepër dhentë.
Shkaktari i sëmundjes është bacilli Necrophorum, i cili gjendet në aparatin tretës të kafshëve të shëndosha dhe del me fekalet në mjedisin e jashtëm.
Burimet e infeksionit Burim parësor i infeksionit janë kafshët e sëmura, të cilat ndotin ambientin, kullotat, ushqimin dhe ujin. Burime të tjera janë: kullotja e dhenve dhe e dhive në vende moçalore dhe me lagështi, stallat me lagështirë dhe pa shtresë të cilat i mbajnë thundrat në gjendje të zbutur, kujdesi i pamjaftueshëm për mirëmbajtjen e thundrave, nxjerrja dhenve herët në mëngjes në kullotë me vesë, etj. Si rrugë hyrjeje të bacilit shërbejnë plagët e thundrave.
Mjekimi Në fillim pastrohet thundra nga indet e vdekura, të cilat mblidhen dhe digjen. Këmba lahet dhe pastaj bëhet mjekimi me solucion gurë-kali10%, duke mbajtur këmbën brenda në tretësirë për disa minuta, më pas pudroset me jodoform dhe fashohet. Kurse te qengjat dhe kecat bëhet pastrimi i pjesëve të vdekura dhe lyhet me solucion blumetilen, shkruan fermaime.
Masat parandaluese Për të mbrojtur kafshët e shëndosha nga sëmundja e çalë s'duhet që t’i trajtojmë dhe t’i ushqejmë mirë në periudhën e dimrit. Para vathës ose në hyrje të stallës të ndërtohen vaska, për dezinfektimin e thundrave, të cilat mbushen me tretësirë gurë-kali5-10% ose kreolinë 2-5%. /Telegrafi/









































