Të mërkurën (nesër) më 29 korrik do të zhvillohet finalja e madhe e DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2019/20.
Kjo ndeshje do të jetë tejet e rëndësishme për të dyja skuadrat, derisa fituesi do ta sigurojë daljen në Ligën e Evropës.
Kurse tashmë janë vendosur edhe gjyqtarë të cilët do ta drejtojnë këtë super-finale.
‘Bilbil’ kryesor i është besuar gjyqtarit Genc Nuza me asistent Fatlum Berisha dhe Edmond Zeqiri.
Kurse gjyqtar i katërt në këtë ndeshje do të jetë Bujar Selimaj, ndërsa pas portave Besfort Kosumi dhe Visar Kastrati.
Vlen të përmendet se edhe gjyqtarët e kësaj finaleje janë akomoduar në hotel para përballjes së nxehtë. /Gazeta Sheshi/