LAJMI I FUNDIT:

Burrë e grua rrihen mes vete në Malishevë, bëhen për spital

Burrë e grua rrihen mes vete në Malishevë, bëhen për spital
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Malishevë.

Policia njofton se burrë e grua janë rrahur mes vete, transmeton Telegrafi.

“Malishevë, 28.10.2021 – 17:30. Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/