Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga dita e sotme nis vizitën në Kaukazin e Jugut. Vizitën katërditore në Gjeorgji, Azerbajxhan dhe Armeni, Osmani do ta nisë nga Tbilisi.
Në agjendë Ministri Osmanit ka takime me përfaqësuesit më të lartë shtetëror të Gjeorgjisë, Presidenten Salome Zurabishvili dhe Kryeministrin Irakli Garibashvili. Përveç takimit, Osmani dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Ilia Darçiashvili, do të kenë edhe një deklaratë të përbashkët për media.
Kryesuesi Osmani do t’i përcjellë Gjeorgjisë mesazhin për rëndësinë e rolit të Gjeorgjisë si vend pjesëmarrës i OSBE-së, i cili është vend kyç për iniciativat ndërrajonale, dhe porosinë se OSBE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje thelbësore në zbatimin e angazhimeve në tre dimensione, që do të kontribuojë në zbatimin e procesit të reformave të brendshme.
Osmani do të bisedojë edhe me Delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së nga Kuvendi i Gjeorgjisë, si dhe me përfaqësues të sektorit civil dhe të pakicave kombëtare. Në kuadër të vizitës, së bashku me Misionin Monitorues të Bashkimit Evropian në Gjeorgji, Osmani do të zhvillojë takime në terren me qytetarë nga rajonet e prekura për të mësuar më shumë për sfidat me të cilat ballafaqohen vet ata.
Vizita e Osmanit vazhdon në Baku të Azerbajxhanit, ku do të zhvillojë edhe takime me kreun e shtetit. Osmani do ta përfundojë agjendën për Kaukazin e Jugut në Armeni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë