LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani para Komisionit për Politikë të Jashtme në PE: Kemi një mundësi të papërsëritshme

Bujar Osmani para Komisionit për Politikë të Jashtme në PE: Kemi një mundësi të papërsëritshme

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Bruksel foli para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), në agjendën e të cilit ishte procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Osmani foli për hapin historik që vendi ynë e bëri me fillimin e negociatave për anëtarësim vitin e kaluar, gjë që kërkonte guxim politik për të arritur qëllimin tonë të parë strategjik – anëtarësimin në BE, në interes të qytetarëve tanë.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm për dilemat dhe frikën e bashkëqytetarëve të mi. I respektoj ata dhe vazhdimisht përpiqem të debatoj me argumente. Kemi një mundësi të pa përsëritshme që përfundimisht t’i kapërcejmë çështjet dhe ta forcojmë besimin, respektin dhe misionin tonë të përbashkët. Për momentin, kjo nuk dallohet mirë, por së shpejti do të përballemi, secili në mënyrën e vet, me përgjegjësi. Përpara drejt Europës me më shumë integrim përgjatë rrugës drejt anëtarësimit të plotë ose sërish kthim mbrapa dhe kohë e humbur”, tha Osmani.


Ministri i informoi eurodeputetët, anëtarët e Komisionit për ecurinë e suksesshme të procesit të skriningut të legjislacionit europian, duke rikonfirmuar angazhimin tonë për forcimin e funksionimit të institucioneve demokratike dhe sundimit të së drejtës, si fusha me rëndësi vendimtare për rrjedhën e mëtejshme të negociatave.

“Jemi të gatshëm të arrijmë konsensus midis partive politike për fushat kryesore të reformave dhe agjendës europiane, si dhe ta forcojmë bashkëpunimin me Komisionin për Çështje Evropiane dhe Këshillin Nacional për Euro-integrime, si forume për zhvillimin e një debati konstruktiv për reformat në BE dhe negociatat për anëtarësim”, theksoi Osmani.

Votimi i Projektrezolutës për Maqedoninë e Veriut për vitin 2022 në Komisionin është planifikuar për në fund të majit, ndërsa miratimi në seancën plenare të Parlamentit Europian pritet në mesin e qershorit të vitit 2023.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori