Bujar Osmani: Nevojiten vendime të menjëhershme e më të guximshme të BE-së për rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot, në Romë mori pjesë në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor, me ftesë të Zëvendëskryetarit të Qeverisë dhe Ministrit për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, njoftojnë nga MPJ.
Në fjalimin e tij në seancën e parë të takimit ministror, me titull “Procesi i integrimit evropian i Ballkanin Perëndimor: Rruga përpara”, Osmani iu referua domosdoshmërisë së vendosjes së një rruge të qartë për zgjerimet e ardhshme me vendet e rajonit, duke theksuar se ky është një interes thelbësor i sigurisë për Bashkimin Evropian. Njëherit, nënvizoi se përskaj qëllimit përfundimtar për anëtarësim të plotë, nevojiten masa të përkohshme vizionare, por reale për përmirësimin e zhvillimit demokratik, për rritjen e mundësive ekonomike dhe inkurajimin e pajtimit në Ballkanin Perëndimor.
“Rrethanat e ndryshuara gjeostrategjike kërkojnë ndryshim dhe përshtatje të qasjes. Ndonëse është e vërtetë se kohët e fundit ka pasur theks të shtuar mbi rëndësinë e zgjerimit, gjë për të cilën jemi mirënjohës, të gjithë jemi të pajtimit se kjo nuk është e mjaftueshme. 20 vjet pas Samitit në Selanik, BE-së urgjentisht i nevojitet vizion afatmesëm për rajonin tonë në kuadër të Unionit”, theksoi Osmani.
Në sesionin e dytë “BE-Ballkani Perëndimor: Forcimi i bashkëpunimit tonë”, Osmani e theksoi nevojën për zvogëlimin e hendekut ndërmjet vendeve të rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së në aspektin ekonomik.
“I vlerësojmë përpjekjet e fundit të Italisë që të rrisë vetëdijen për sfidat dhe nevojat socio-ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përpjekjet e Komisionit Evropian në kuadër të Planit Ekonomik të Investimeve dhe Paketës së BE-së për mbështetje në fushën e energjetikës për Ballkanin Perëndimor. Ajo që na nevojitet në të ardhmen e afërt janë vendime më të guximshme ndaj rajonit për shkak të interesit të ndërsjellë. Një rajon i mbetur në rënie ekonomike dhe status quo rrezikon të bëhet pjesë e ndjeshme për vetë Unionin në këto kohëra të pasigurta të arkitekturës së rrënuar të sigurisë së Kontinentit Evropian”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë