LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani dënon sulmet ruse në Ukrainë: Autorët duhet të përgjigjen për krimet e luftës

Bujar Osmani dënon sulmet ruse në Ukrainë: Autorët duhet të përgjigjen për krimet e luftës

Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Bujar Osmani përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka dënuar sulmet e sotme ruse mbi territorin e Ukrainës. Osmani thotë se autorët e këtyre sulmeve duhet të përgjigjen për krime lufte.

“Sulmet e sotme me raketa ndaj objektivave civile në Kiev, Lavov, Dnipro, Harkov, Krivi Rih dhe pjesë të tjera të Ukrainës janë shkelje flagrante e të Drejtës ndërkombëtare humanitare, si dhe një minim shtesë i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Republika e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër veprimet e tilla të papranueshme, të kryera nga Rusia, të cilat rezultojnë me viktima të pafajshme njerëzore”.

“Autorët e sulmeve duhet të sillen para drejtësisë dhe të përgjigjen për krimet e luftës. Edhe një herë riafirmojmë solidaritetin tonë me popullin ukrainas, si dhe mbështetjen tonë të fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke bërë një tjetër thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të të gjithë veprimeve luftarake dhe tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga vend”, shkruan Osmani.


Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori