LAJMI I FUNDIT:

Brumbujt lëvizin në drejtim të Rrugë së Qumështit

Brumbujt lëvizin në drejtim të Rrugë së Qumështit

Sipas një studimi të ri, brumbujt e bajgëve lëvizin me navigacion të Rrugës së Qumështit duke u bërë kështu speciet e para të njohura të cilat lëvizin në këtë mënyrë.

Këto insekte të vogla mund të orientojnë vetën për në shiritin e ndritshëm të gjeneruar nga galaksia jonë dhe mund të lëvizin në një vijë relative me të.

“Ky lloj navigimi është shumë mbresëlënës për një insekt me këtë madhësi” deklaroi bashkëautori i studimit, Eric Warrant i cili është professor në Universitetin e Lundit në Suedi.

Warrant gjithashtu shtoi se këtë lloj lëvizje mund ta praktikojnë edhe brumbujt tjerë edhepse në hemisferën jugore galaksia është më e dukshme gjatë natës. Sipas shkencëtarëve, kjo lloj lëvizje mund të jetë e shprehur edhe te shumë insekte tjera.


“Në këtë rast, me brumbujt ishte mjaft e lehtë për të punuar”, shtoi Warrant.

“Mund t’i bëni çfarëdo të doni, por brumbujt vazhdojnë rrokullisjen e tyre.” /Telegrafi/