LAJMI I FUNDIT:

Britania dëbon dy diplomatë bjellorusë

Britania dëbon dy diplomatë bjellorusë

Britania e Madhe ka dërguar në shtëpi dy diplomatë bjellorusë në përgjigje të dëbimit të dy diplomatëve britanikë nga Minsku.

Mbretëria e Bashkuar vendosi një ndalim udhëtimi ndaj presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko dhe djalit të tij në muajin shtator, raporton deutschewelle.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar të hënën tha se po dëbonte dy diplomatë bjellorusë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj dy diplomatëve britanikë që u shpallën “persona non-grata” në Minsk, transmeton Telegrafi.


“Ne kemi dërguar një mesazh të qartë sot … se dëbimi i tyre i pajustifikuar i diplomatëve britanikë ka pasoja”, tha Sekretari i Jashtëm Britanik, Dominic Raab.

Minsk tha se po dëbonte dy diplomatët e vjetër britanikë të hënën, duke përmendur “natyrën shkatërruese” të veprimtarive të tyre.

Britania vendosi ndalimin e udhëtimit ndaj presidentit, Lukashenkos dhe djalit të tij si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, si një përgjigje ndaj çështjeve të zgjedhjeve dhe dhunës pasuese ndaj protestuesve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Kalo në kategori