Site icon Telegrafi

Brendi i njohur i modës “Meilleurs Amis” hapet edhe në Prishtinë: Mes shumë fytyrave publike që vishen me stil dhe elegancë

Brendi i famshëm i modës “Meilleurs Amis”, që ka fituar zemrat e shumë vajzave në Shqipëri dhe më gjerë, ka hapur dyert edhe në Prishtinë. Pas kërkesave të shumta nga klientet besnike, brendi ka vendosur të jetë më afër tyre, duke sjellë një eksperiencë unike të modës në kryeqytet.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, një nga pronaret e dyqanit, Marina Abazi, ndau emocionet dhe vizionin e “Meilleurs Amis”.

“Hapja e dyqanit në Prishtinë ishte një vendim natyral,” tha Marina. “Një pjesë e madhe e klienteve tona janë të vendosura në këtë qytet, dhe dëshira për t’iu afruar atyre ishte arsyeja kryesore për këtë hap”.

Brendi ofron një gamë të gjerë të trendeve më të fundit të modës, duke përdorur materiale të cilësisë së lartë që përqafojnë trupin dhe i bëjnë vajzat të ndihen të rehatshme dhe të bukura.

“Meilleurs Amis” bashkëpunon me disa nga personazhet më të njohur dhe të suksesshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, si Era Istrefi, Nora Istrefi, Kida, Luana Vjollca, Elvana Gjata dhe Sara Hoxha. Ky bashkëpunim e bën brendin sinonim të stilit dhe elegancës në rajon.

Marina Abazi (bashkëpronare me Mishela Gjuzjan dhe Alesia Gjuzjan) nënvizoi përkushtimin dhe pasionin që qëndron pas këtij emri. “Çdokush duhet të zgjedhë ‘Meilleurs Amis’ për cilësinë që ofrojmë dhe për punën e palodhur që kemi investuar për t’iu ofruar klientëve tanë më të mirën”.

Për të gjitha vajzat dhe gratë që kërkojnë veshjen perfekte për një event të rëndësishëm apo për përditshmërinë e tyre, Marina ka një mesazh të veçantë: “Ju ftojmë të na vizitoni dhe ju sigurojmë që do të ktheheni përsëri për të riblerë. Love, Meilleurs Amis”.

Hapja e dyqanit në Prishtinë shënon një moment të rëndësishëm për “Meilleurs Amis” dhe është një ftesë për të gjitha vajzat që të përqafojnë stilin dhe elegancën që ky brend sjell.

Adresa: Prishtinë. Mos e humbni mundësinë për të zbuluar modën që ju bën të ndiheni komode dhe të veçanta! /Telegrafi/

 

Exit mobile version