LAJMI I FUNDIT:

Brenda “ishullit të pedofilëve”, aty ku 236 “shkelësit më të rrezikshëm të seksit” mbahen të izoluar (Foto/Video)

Brenda “ishullit të pedofilëve”, aty ku 236 “shkelësit më të rrezikshëm të seksit” mbahen të izoluar (Foto/Video)

Një ishull i cili është i arritshëm vetëm nëpërmjet një trageti të vetëm që shkon çdo dy orë është bërë shtëpia e disa prej shkelësve më të rrezikshëm të seksit të Amerikës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për ishullin piktoresk McNeil, që gjendet jashtë brigjeve të shtetit të Uashingtonit dhe njihet si ‘Ishulli Pedofil’ – për shkak të Qendrës së Posaçme të Angazhimit, ku jetojnë 236 shkelës.


Ishulli ishte dikur shtëpi e një burgu të sigurisë së lartë, ku lideri i kultit Charles Manson ishte i internuar, por tani aty vuajnë dënimet shkelësit e seksit.

Pasi të përfundojnë dënimet e tyre me burg, ata duhet të përballen me një Komision për Shqyrtimin e Fundit të Dënimit.

Përdhunuesit që konsiderohen “grabitqarë seksualisht të dhunshëm” dërgohen në ishullin McNeil për trajtim – por avokatët ankohen se disa të burgosur mbeten atje për dekada me radhë, pa pasur mundësi të bindin gjykatën se duhet të lirohen.

mcneil island satellite view.JPG

Të burgosurit mbahen nën një proces të njohur si “angazhim civil”, i cili u vendos ligjërisht nga Gjykata Supreme.

Më shumë se një duzinë shtete të tjera amerikane mbajnë njësi të ngjashme.

Një i burgosur, “Justin” kaloi më shumë se një dekadë në ishullin McNeil.

Justin filloi të ngacmonte fëmijët dhe u dënua për përdhunimin e fëmijëve të moshës 13 vjeçare.

Ai thotë se shpreson për një shans për të provuar se se “Justin nuk është më ky person i keq”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori