Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa në mesditë pritet zhvillim vranësirash mesatare deri të dendura përgjatë zonave malore në verilindje, lindje dhe jug-juglindje.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në këto zona priten reshje shiu të karakterit lokal dhe të përkohshëm.


temp shqiperi

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-10m/sek, ndërsa në bregdetin veriperëndimor deri 15 m/sek në dobësim gradual.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 2.0 metra. Temperaturat parashikohen me rritje në mesditë. /KP /Telegrafi/