Një grua braziliane e cila ra në dashuri me një kukull prej lecke, ka mbetur e “shkatërruar” pasi pretendon se “djali” i tyre ishte rrëmbyer.
Meirivone Rocha Moraes kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me një lodër kukull të quajtur Marcelo.
Kukulla ishte punuar dhe dhuruar nga nëna e saj pasi ajo ankohej se kishte mbetur beqare dhe nuk kishte askënd me të cilin mund të vallëzonte.
Vetëm 8 muaj pasi Meirivone ishte takuar me kukullën, çifti vuri kurorën në një ceremoni “të bukur” martesore para 250 të pranishmëve me 18 dhjetor të vitit 2021, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.
Dhe tani gruaja 37-vjeçare nga Brazili po pretendon se “foshnja e tyre Marcelinho” është kidnapuar dhe po mbahet peng nga rrëmbyesit e tij të cilët po kërkojnë pagesë prej 182 eurove (161 funteve) për lirimin e tij.
Nëna e shqetësuar tha: “Kjo është e tepërt. Jam e tmerruar. Një pjesë e imja është shumë e shqetësuar dhe ka frikë se do ta djegin atë. Nuk mund të fle,…”. /Telegrafi/