Hamshori hollivudian, Brad Pitt, ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së 50-të të ish gruas së tij, Jennifer Aniston.
Festa është mbajtur të shtunën mbrëma në Los Angeles, ndërsa aktorja e rrethuar nga miq dhe familjarë ka festuar në Sunset Tower.
Revista People shkruan se aktori kishte arritur deri te hoteli me një SUV me xhama të zi dhe kishte dalë shpejt për të shmangur gazetarët dhe fotoreporterët.
E pranishme në këtë mbrëmje argëtuese, ka qenë edhe një tjetër ish-grua e Pittit, aktorja Gwyneth Paltrow.
Po ashtu, Aniston nuk ka harruar ta ftojë edhe një ish tjetër, muzikantin John Mayer. Aty ndodhej edhe (ish-e dashura e Mayer) Katy Perry me të dashurin e ri, Orlando Bloom.
Ndër të ftuarit tjerë, kanë qenë edhe komikja Ellen DeGeneres, aktori Robert Downey Jr. dhe këngëtarja e aktorja legjendare, Barbra Streisand.
Brad dhe Jennifer e nisën lidhjen në vitin 1998, ndërsa u martuan dy vite më pas (2000). Asokohe ishin ndër çiftet më të popullarizuara në Hollywood.
Martesa e tyre zgjati pesë vite dhe u shkurorëzuan në vitin 2005, kur Pitt veçmë e kishte nisur lidhjen me Angelina Jolie pas aktrimit në filmin e përbashkët “Mr. and Mrs. Smith”. Ai u nda me divën hollivudiane në vitin 2016. /Telegrafi/